Beta Group është kompani që përfshin shitjen e produkteve me shumicë, të artikujve ushqimorë dhe veprimtari të tjera

KUSH JEMI NE

Beta Group sh.p.k është njëra prej kompanive lider të Kosovës sa i përket tregtisë me artikujt e bursës.

Beta Group sh.p.k është themeluar me kapital privat në vitin 1993 në Prishtinë me qëllimin kryesor që të furnizojë tregun vendor dhe rajonal me artikuj ushqimor bazë të cilësisë më të lartë.

Kompania nga viti në vit shënon rritje dinamike duke e konfirmuar veten si lider në tregun e Kosovës dhe rajonit.

VIZIONI & MISIONI

Ne i kuptojmë kërkesat  e  konsumatorëve tanë dhe i përgjigjemi atyre me produktet e duhura nga furnizuesi i duhur dhe në kohën e duhur – në çdo kohë. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie afatgjate në mes të konsumatorit dhe furnizuesit të bazuara në besim dhe respekt të dyanëshëm.

Ne, po ashtu, duam të krijojmë një ambient në të cilin qytetarët mund të bëjnë dallimin dhe përsosshmërinë profesionale në të gjitha aktivitetet e tyre. Misioni ynë është krijimi I vlerave afatgjate për klientët tanë përmes një angazhimi maksimal për të përsosur dhe përmirësuar procesin e menaxhimit, për të cilin ne jemi të bindur se siguron një përkushtim të qëndrueshëm konkurrues në tregun e tanishëm dinamik.

 

Besimi ynë i palëkundur është se ne jemi të suksesshëm vetëm atëherë kur konsumatorët dhe furnizuesit janë të suksesshëm.

Vlerat tona janë thellë të rrënjosura në kompaninë tonë dhe ato pasqyrojnë karakterin tonë të disiplinuar që mbartim në brendinë tonë. Strategjia jonë përfshinë shërbimet më të mira në shpërndarje, logjistikë dhe marketing, angazhim maksimal dhe efikasitet në veprim, pushtimin e tregjeve të reja, larminë në veprimtari si dhe zhvillimin dhe avansimin e kuadrove tona.

ÇFARË OFROJMË

Beta Group sh.p.k  momentalisht furnizon tregun e Kosovës dhe atë të rajonit me këta artikuj: sheqer, miell, vaj luledielli,fasule, orizë, kafe, e po ashtu me hekur ndertimor, plehra azotike dhe kimike, ushqim për kafshët dhe produkte të tjera.

ASETET TONA

Kompleksi: 36,000 m²

Zyra: 1,000 m²

Magazina: 8,000 m² (5,750 m² closed)

Vendparkim të madh

Infrastrukturë dhe pajisje moderne për mallra të rënda